Mjek në Spitalin e Strugës merr pagë për pesë vite pa punuar dhe pa licencë valide

nga Redaksia

Strugë, 15 korrik – SPB Strugë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari nga Struga, i identifikuar si K.S., i punësuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, për shkak të dyshimeve për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas të dhënave të policisë, K.S. nga data 1 korrik 2019 deri më 29 nëntor 2024, kur i është dhënë vendimi për largim nga puna, nuk është paraqitur në vendin e tij të punës dhe nuk ka njoftuar punëdhënësin për ndërprerjen e specializimit.

Gjithashtu, që nga 15 korriku 2020 e deri në ditën e shkarkimit, ai ka ushtruar profesionin pa licencë valide mjekësore, pasi ajo i kishte skaduar dhe nuk ishte rinovuar në Odat përkatëse profesionale.

Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të përfitojë rregullisht pagën dhe kompensime shtesë, duke dëmtuar buxhetin e spitalit në vlerë prej 1.956.569 denarësh. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme dobi financiare.

Rasti është në duart e organeve kompetente, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin se si ka qenë e mundur një neglizhencë e tillë institucionale për një periudhë kaq të gjatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More