Mjekja Sonja Nikollova drejtoreshë e re e Institutit RTG

nga D V

 Shkup, 4 korrik – Mjekja Sonja Nikollova është drejtoresha e re e Institutit të Radiologjisë, konfirmuan për MIA-n  nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ndërruar disa drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, ndërsa ka paralajmëruar disa të tjerë deri në fund të javës.

Mjeku Igor Stojkovski u emërua drejtor i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, mjeku  Andon Çibishevi drejtor i Klinikës për Toksikologji,  ndërsa  ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

Taravari në brifing me gazetarët në fillim të këtij muaji tha se deri të premten do ta dijë se kush do të jetë drejtori i ri i SPQ “8 Shtatori”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More