Shkup, 29 korrik – Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshja për furnizimin e pajisjeve të menaxhimit me mbeturinat në vlerë prej rreth 10,7 milion euro, e cila do të ndihmojë 18 komuna nga rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë për të rivendosur një sistem modern për menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve evropiane, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në ngjarje do të mbajnë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të BERZH-it.