Momente të rënda – Lëshohet audio incizimi ku dëgjohet krisma e armës dhe britma e fëmijëve në momentin kritik të vrasjes së Liridona Ademajt

nga D. V.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po vazhdojnë të shfaqe video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj, e ku tani aty është lëshuar edhe një audio-icizim ku dëgjohet krisma e armës por edhe bërtimat e fëmijëve, këta të fundit kishin qenë në veturën kur nëna e tyre ishte vrarë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht në seancë janë paraqitur pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia.

Më pas, tek pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.

Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.

Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.

E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.

Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.

Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover” të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash.

Më pastaj, shihet teksa Naim Murseli arrin para shtëpisë së tij, ku edhe dalin fëmijët dhe tani e ndjera Liridona Ademaj. Më pas, me veturë “BMË”, ata nisen nga aty dhe pamje tregojnë kur mbërrijnë në restorant në Graçanicë.

Sipas pamjeve, shihet teksa arrin edhe vetura “Seat” e Plavës. Gjithasht, në pamje tregohet kur Murseli me familje hyjnë në restorant dhe pas tyre futet edhe Plava, i cili ulet në pjesën e kundërt të asaj ku qëndronin Murseli me familje.

Gjithnjë sipas pamjeve që po shfaqen në Gjykatë, shihet më pastaj Murseli me tani të ndjerën dhe dy fëmijët e tyre duke dalë nga restoranti, e që para kësaj, Murseli afrohet tek tavolina e Plavës.

Më tutje, pamjet tregojnë dy veturat kur dalin nga parkingu i restorantit njëra pas tjetrës. Dhe se gjatë gjithë kohës, vetura “Seat” ishte pas “BMË”.

Ndryshe, pamjet e mëposhtme tregojnë në mënyrë kronologjike lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike:

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More