Monitorim i shtuar për transportin publik në kryeqytet

nga D V

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë monitorim të shtuar për transportin publik në kryeqytet.

Të mërkurën është mbajtur edhe takimi me përfaqësuesit e linjave private, ku është diskutuar për monitorime të rrepta për biletat mujore.

“Monitorim i shtuar për transportin publik në Kryeqytet. Sot, gjatë një takimi me përfaqësuesit e linjave private të transportit, i njoftuam se do të ketë monitorime të rrepta për biletat mujore, duke garantuar që çdo qytetar që paguan për shërbimin të marrë atë që i takon”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës.

Tutje, theksohet se ky është një hap tjetër përpara drejt rritjes së cilësisë dhe transparencës në transportin publik.

“Bashkë për një Kryeqytet më të mirë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More