Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

nga D V

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore do të mbizotërojë deri ditën e mërkurë, ndërsa nga e enjtja do të ketë mot të vranët, por pa reshje.

Temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.

Të hënën do të mbajë mot i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokale e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë, me temperatura minimale -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 1-2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Mot i vranët dhe pa reshje pritet të mbajë ditën e enjte. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0 deri 1 gradë Celsius. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More