Të martën nis procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet

nga Xh M

Këtë të martë do të nis procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ], Valmir Elezi i cili ka treguar se njëkohësisht do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka deklaruar Valmir Elezi nga KQZ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More