Mot i ftohtë me mjegull nëpër lugina të veçanta, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale

nga D V

Shkup, 30 dhjetor – Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina të veçanta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup në mëngjes do të ketë  kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Vijon periudha e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje graduale. Për shkak të temperaturave më të larta në pjesët malore shtresa e dëborës gradualisht do të zvogëlohet. Nëpër lugina të veçanta do të ketë paraqitje të mjegullës me temperatura më të ulëta të ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More