Mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell

nga D V

Shkup, 5 shkurt – Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0, ndërsa maksimalja do të jetë prej 4 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të vijoj periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes. Të premten në orët e paradites në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira më të mëdha me kushte për reshje shiu në pjesët jugore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More