Mot i ndryshueshëm me shi dhe borë, reshje më të dendura priten të hënën

nga D. V.

Shkup, 23 janar – Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me paraqitje të mjegullës në orët e paradites nëpër disa lugina. Gjatë natës priten reshje lokale të shiut, përderisa në qafat malore do të ketë borë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin prej 6 deri 12 gradë. 

Sipas parashikimit të DPHM-së, reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të vazhdojnë edhe të dielën, ndërsa reshje më të dendura paralajmërohen për të hënën, kur në disa vende më të larta shiu do të kalojë në borë. 

Stabilizim afatshkurtër i motit pritet të martën, përderisa nga e mërkura vijon periudhë me reshje të reja të shiut, ndërsa në male të borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More