Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura deri 43 gradë

nga D. V.

Shkup, 25 korrik – Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende madje e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Siç kumton DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 37 deri në 43 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 43 gradë Celsius.

Edhe nesër do të mbajë mot shum i nxehtë me temperatura të cilat në disa vende do të arrijnë deri 43°C.

Prej të dielës dhe në ditët në vijim, temperaturat do të jenë në rënie dhe do të ketë kushte për paaraqitje të paqendrueshme lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More