Mot me diell dhe i ftohtë

nga D. V.

Shkup, 31 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe në disa vende do të ketë kushte për borë. Temepratura minimale do të jetë në interval prej – 10 deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -3 deri në 6 gradë.

Në Shkup do të jetë kryesisht mot me diell dhe i ftohtë me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -6, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë.

Siaps njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të premten do të mbajë mot i ftohtë me temperatura të cilat gjithkund do të jenë negative, ndërsa lokalisht do të bien nën minus 10 gradë. Nga e premtja dhe në ditët në vijim pastaj do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale, kryesisht të shiut, do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More