Shkup, 1 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e matur, ndërsa prëgjatë vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Padite do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 21 deri 28 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e matur, ndërsa në disa pjesë të fushëgropës, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.
Pason periudha e motit të ngrohtë. Të premten në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shkurtëra lokale të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla.