Në VK Tabanoc pritet rreth 30 minuta

nga D. V.

Shkup, 1 maj – Komunikacioni në rrugët evendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.

Vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe salje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More