Shkup, 16 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëroi se në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Nga mesi i javës do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për dukuri lokale të jostabilitetit të pasdites me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.