Mot me diell dhe i nxehtë

nga D. V.

Shkup, 1 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte pët dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje përmbytëse afatshkurte dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Të hënën do të jetë mot i paqëndrueshëm në shumë vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa pritet që moti të stabilizohet nga e marta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More