Mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga jugperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të bie në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.

Deri të premten, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i ngrohtë me një rritje graduale të temperaturave të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt të dielës, do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do të ndryshojë drejtim në veri. Më pas do të vijë një periudhë moti i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More