Mot me diell dhe më i freskët, nga e shtuna rritje e temperaturave

nga D. V.

Shkup, 18 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i freskët mme vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga e shtuna do të vijë një periudhë me mot me diell dhe shumë të ngrohtë me një rritje të temperaturave ditore. Do të jetë veçanërisht vapë në gjysmën e parë të javës së ardhshme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More