Mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor

nga D V

Shkup, 15 prill – Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë prej në 26 deri më 32 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Tempratura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme pasditen e së martës, ndërsa gjatë natës dhe veçanërisht të mërkurën do të ketë reshje shiu që do të jenë lokale të dendura në formë stuhie, të përcjella me bubullima dhe erëra të forta. Më pas dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të herëpashershme lokale. Nga e mërkura temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More