Mot me diell ditëve në vijim, por me mëngjese më të freskëta

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Në ditët në vijim pritet mot me diell, me mëngjese më të freskëta dhe rritje graduale të temperaturave të ditës, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, lokalisht me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 19 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup temperatura minimale do të ulet deri 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë Celsius. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More