Mot me shi – mundësi për vërshime në disa zona

nga D V

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje intensive të shiut, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi të sjellin edhe vërshime në zona të caktuara.

Meqenëse sistemi vie nga Afrika Veriore, do të bartë me vete koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të veçanta gjatë pasditës pritet të jerë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More