Shkup, 18 gusht – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive me reshje më bollshme të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër, mbi 15 litra për metër katror, dhe kushte për stuhi afatshkurtër me erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 24 deri në 32 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra me erë të përforcuar dhe paraqitje të izuluar të breshërit. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë deri 30 gradë.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informoi se deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me një rritje graduale të temperaturave ditore.