Mot me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës

nga D V

Shkup, 12 nëntor – Moti do të jetë kryesisht i vranët me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje, të cilat në vendet më të ulëta do të jenë të shiut, ndërsa në zonat më të larta malore me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në male dhe në disa vende me borë. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More