Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të ndjekur me bubullima. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore ku do të bien 20 deri në 30 litra në një metër katror, ndërsa në pjesët tjera nga 10 deri në 15 litra në një metër katror. Temperatura minimale  do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të bie deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët e fundjavës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të përkohshëm lokal. Nesër do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa të dielën pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More