Mickoski: Trajkovski ishte një burrë shteti me vizion dhe një lider që besonte në pajtim

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Sot shënohet 21-vjetori i rrëzimit tragjik të aeroplanit që vrau presidentin Boris Trajkovski, bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e avionit. Maqedonia atëherë humbi një burrë shteti me vizion, një lider që besonte në pajtimin, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të atdheut, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit.

Siç tha Kryeministri, Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin, qetësinë dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin.

“Përkushtimi i tij për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin janë vlera që mbeten shembull për të gjithë ne sot. Lavdi e përjetshme atij. Maqedonia nuk do ta harrojë kurrë atë”, thuhet në njoftimin e Mickoskit.

Me të njëjtin rast deklaratë ka dhënë edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se Trajkovski ishte një burrë shteti i vërtetë, një politikan pro-evropian, një shembull i lidershipit të guximshëm dhe të mençur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More