Moti në Shqipëri, alternime kthjellimesh e vranësirash

nga D. V.

Shqipëria ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe në lindje të territorit.

“Prej orëve të mëngjesit deri në ato të mesditës në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre në të gjithë territorin për tu riaktivizuar nga orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë kryesisht në zonën e veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 20 m/s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More