Fshati Dajkoc në Kamenicë me rrugë të reja – asfaltohen disa segmente

nga D. V.

Në vazhdën e punimeve, Komuna e Kamenicës njofton se ka përfunduar asfaltimi edhe në disa rrugë të fshatit Dajkoc.

Në fshatin Dajkoc, sipas kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, është përmbyllur procesi i asfaltimit të disa rrugëve që ishin kërkesë e banorëve lokalë.

“Jemi në vlerësimin e ofertave edhe për rrugën Kolloleq-Dajkoc-Muçiverc, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Për secilin fshat, cep më cep Kamenicës, kushte dhe infrastrukturë e përshtatshme, sipas kërkesës së qytetarit”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ndryshe, në njoftimin e komunës thuhet se është bërë asfaltimi i rrugës “Shaban Sylë Krasniqi”, “Nebiu”. Pastaj, është asfaltuar edhe rruga “Ali e Zylfi Fazliu”, “Xhafer e Nevzad Krasniqi”, “Rexhep Shem Dajkoci” dhe “Musli Dajkoci”.

Kryetari Rahimaj thotë se në këtë fshat janë rregulluar një numër i konsiderueshëm i rrugëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More