Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 25 gradë

nga D. V.
Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore – juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu.

Temperatura maksimale do të regjistrohet në Fier, Elbasan, Berat dhe Durrës deri në 25 gradë. Ndërsa temperatura minimale do të regjistrohet në Bajram Curri, ku termometri do të zbresë në 7 gradë Celsius, raporton tch.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht jugor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More