Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë Celsius

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More