Moti sot në Shqipëri

nga D V

Ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në lartësinë mbi 300-400 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në lindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek, dallgëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 6°C; në zonat e ulëta 0 deri 16°C; në zonat bregdetare 6 deri 15°C.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More