Shkup, 14 dhjetor – Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë.
Në Shkup, në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa pjesë të luginës. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.
Gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe kryesisht i qetë, me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të natës dhe paradites, në disa lugina dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të shtuara. Temperatura ditore do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.