Moti sot me diell dhe i ngrohtë, mjegull e dobët në mëngjes në disa lugina

nga D V

Shkup, 10 tetor – Në disa lugina mëngjesin e sotëm do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

 Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri 29 gradë.

Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, pason periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë për këtë pjesë të vitit me periudha me diell gjatë ditës.

Nesër  do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale shiu me bubullima, ndërsa të shtunën do të fryjë erë e fortë deri e fortë kryesisht erë veriperëndimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More