Moti sot në Shqipëri

nga D V

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell). Në orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë në zonën e qendrës dhe jugu reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa në mënyrë të izoluar reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -1 në 21 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More