Moti sot në Shqipëri

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët të karakterit lokal nga orët e mbrëmjes rikthim të reshjeve me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 6 në 26 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More