MPB: Nga 20 deri 31 janar 2026 testim i kamerave për mbikëqyrjen e qarkullimit në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”

nga D. V.

Shkup, 16 janar – Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura.

Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More