MPB: Një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi Vardar

nga D V

Shkup, 28 janar – Një trup i pajetë i një gruaje sot është nxjerrë nga lumi Vardar në afërsi të urës “Bliznak”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot (28.01.2025) rreth orës 12.30 në SPB Shkup u denoncua se është vërejtur një trup i pajetë i një gruaje në lumin Vardar. Rreth orës 13:00 në afërsi të urës ‘Bliznak’, trupi është nxjerrë nga lumi nga ana e nëpunësve policorë nga SP Aerodrom”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Prej aty shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More