MPB padit Spasovskin: Dyshohet për keqpërdorim detyre

nga D. V.

Shkup, 10 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar sot se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, për veprime që dyshohet t’i kenë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm të konsiderueshëm financiar.

Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, ndaj Spasovskit rëndon dyshimi për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, me ç’rast buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerë prej 5.565.927 denarësh.

“Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 5.565.927 denarë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPB-së.

MPB njofton se materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More