MPB: Për dëbimin e “Ballistëve” vendosi delegati i ndeshjes

nga Xh M

Shkup, 26 gusht – Edhe pse nga KF Shkëndija thonë se nuk ka pasur vendim nga delegati për dëbimin e Ballistëve nga tribuna në ndeshjen Shkëndija dhe Brera, por siç thonë, për këtë ka vendosur policia, këtë e mohon MPB-ja. Në një përgjigje me shkrim për TV21, MPB thotë se, delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur gjë që këta të fundit refuzuan dhe u larguan vetë, pa ndërhyrjen e policisë.

“Ju njoftojmë se policia nuk ka marrë vendim për largimin e tifozëve mysafirë “Ballistët” nga tribunat. Konkretisht, pasi delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur, sepse me vendosjen e tij kanë kryer një shkelje sipas nenit 3, paragrafi 1, alineja 3 e Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ndeshjet sportive, tifozët e refuzuan këtë kërkesë dhe më pas u larguan vetë nga vendi, pa ndërhyrjen e policisë, ndërsa një grup më i vogël tifozësh mbeti për të ndjekur ndeshjen”, thonë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More