MPB: Për shkak të zjarrit mbyllet për qarkullim autostrada nga pika pagesore Milladinovc deri në Bunarxhik në të dyja drejtimet, automjetet ridrejtohen drejt Petrovecit

nga Redaksia

Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme, është mbyllur për qarkullim autostrada nga pika pagesore Milladinovc deri te unaza në Bunarxhik në të dyja drejtimet. Automjetet po ridrejtohen drejt Petrovecit.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve që të mos udhëtojnë në këtë pjesë të autostradës, derisa nuk krijohen kushte për hapjen e sërishme për qarkullim.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), pasditen e sotme kumtoi se për shkak të erës që kaploi zonën e Komunës së Kumanovës dhe Qytetin e Shkupit në disa lokacione nga shkëndijat e telave janë shkaktuar zjarre.

Në rajonin e Shkupit, janë raportuar zjarre midis Zonës industriale Bunarxhik dhe rafinerisë Okta.

Në komunën e Kumanovës dhe komunën e Nagoriçanit të Vjetër janë raportuar zjarre në fshatrat Ramanli, Agino Sellë, Tabanoc, Shupnji Kamen, Mllado Nagoriçan dhe Strnovac.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, thotë se për shkak të kushteve atmosferike nuk mund të përdoren er traktorët dhe helikopterët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More