MPB sanksionon drejtuesin e kamionit që pengoi qarkullimin në Kumanovë–Kriva Pallankë

nga Xh M

Kumanovë, 16 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është identifikuar drejtuesi i kamionit që sot u pa në rrjetet sociale duke rrezikuar qarkullimin në rrugën Kumanovë–Kriva Pallankë. Pas ndërhyrjes së policisë, ndaj tij u shqiptua sanksion kundërvajtës dhe iu urdhërua të pastrojë karrexhatën në prani të zyrtarëve policorë.

Reagimi i MPB-së:

Është gjetur drejtuesi i automjetit që sot e rrezikoi qarkullimin në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, atij i është shqiptuar sanksion kundërvajtës dhe i është urdhëruar ta pastrojë rrugën.

Lidhur me publikimin në rrjetet sociale, ku shihet drejtues i një kamioni që me sjellje të papërshtatshme e rrezikon lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në rrugën rajonale Kumanovë – Kriva Pallankë, nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë janë ndërmarrë masa dhe është gjetur drejtuesi S.S. nga Kumanova.

S.S. i është lëshuar urdhërpagesë kundërvajtëse dhe i është urdhëruar ta pastrojë karrexhatën në prani të zyrtarëve policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More