MPB: Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike në fshatin Nerez

nga D. V.

Shkup, 27 nëntor – Në fshatin Nerez është sulmuar fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Sipas raportit të policisë ai u sulmua me mjet të fortë dhe i njejti ka përfunduar në spital.

“Policia dje u njoftua se 50-vjeçari T.I. nga fshati Matkë është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me një lëndim.
Sipas njoftimit, të njëjtën ditë rreth orës 11:00 në fshatin Nerez ndërsa kryente detyrat e punës si punonjës i EVN, është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur sende të forta”, thuhet në njoftim.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More