MPJ e Maqedonisë: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme konfirmoi se Bullgaria i ka ofruar Maqedonisë ndihmë me mazut për të kapërcyer situatën e krizës me këtë burim energjie që për të cilën qeveria e RMV-së shpalli gjendje krize.

Për shkak të protestave të fermerëve grekë, Maqedonia po has probleme me importimin e sasive të nevojshme të naftës për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in e Negotinës, prandaj u aktivizuan rezervat shtetërore të naftës me mazut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se Ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Bullgaria.

“Këtë mëngjes, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Georg Georgiev. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar, duke theksuar se aktualisht nuk ka nevojë për mbështetje shtesë, pasi situata është e qëndrueshme”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More