MPJ i shpreh ngushëllime Indisë pas rrëzimit tragjik të aeroplanit

nga Xh M

Shkup, 12 qershor – Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot i shprehu ngushëllime Indisë me rastin e tragjedisë së madhe në aeroportin e qytetit Ahmedabadi, ku mbi 130 persona humbën jetën në një aksident ajror.

“Me trishtim të thellë mbajmë zi për aksidentin tragjik të fluturimit AI171 të Air India nga Ahmedabad në Londër.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Qeverisë së Indisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, S. Jaishankar, si dhe familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe tragjike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MPJ-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More