MPJ thirrje qytetarëve të RMV-së: Largohuni sa më shpejt nga Irani

nga D. V.

Shkup, 13 janar – Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të siguririsë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në territorin e këtij shteti, ta braktisin vendin në kushtet e mundshme të para dhe të sigurta. Njëkohësisht bën thirrje edhe që të anulohen të gjitha udhëtimet në Iran, që janë të panevojshme.

Siç njoftojnë nga Ministria, tashmë janë vendosur në dispozicion kapacitetet e saj për asistencë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes SOS gtelefonit kujdestar 24-orësh +389 75 268 736, adresës elektronike globalsos@mfa.gov.mk , si dhe për numrit kujdestar të telefonit të përfaqësisë diplomatiko-konsullare të  Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara: +90 539 456 97 10.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More