Avokati i “Ridit” në skandalin e Rezervave Shtetërore: Na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës

nga D. V.

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me Rezerva Shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut  Halimi, tha se gjatë procedurës gjyqësore ka ndodhur një situatë e paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës, Ekonomia Online.

Ai deklaroi se gjykata i ka detyruar mbrojtësit që të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa i pasur në dispozicion shkresat e lëndës, duke e cilësuar këtë si një rast “non sens”.

“Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens. Sa i përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More