MPJ u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Iran dhe Izrael, publikon kontaktet emergjente

nga Xh M

Shkup, 15 qershor – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të përmbahen nga udhëtimet në Iran dhe Izrael për shkak të situatës aktuale të sigurisë, transmeton Anadolu.

Ministria në një deklaratë theksoi se situata në këtë rajon është e paqëndrueshme dhe mund të paraqesë rrezik për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ministria u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të përmirësohet situata e sigurisë.

Më tej, gjithashtu u informua se në kuadër të ministrisë është krijuar një shtab krize, i cili do të monitorojë vazhdimisht situatën dhe do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën ndaj qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More