Shkup, 17 shtator – Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve, përcjell Telegrafi Maqedoni.