Mucunski-Bomgartner: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze

nga D V

Shkup, 5 korrik – Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze në vendin tonë, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner.

Në takimin, siç kumtoi MPJ-ja, u theksua kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, të cilat dy vendet miqësore në kontinuitet i kultivojnë.

Mucunski e ka njoftuar ambasadorin me prioritetet në punën e Qeverisë së re, përkushtimin drejt plotësimit të Agjendës reformuese, me theks në reformat për përshpejtimin e proceseve eurointegruese të vendit.

“Mucunski u falënderua në përkrahjen e deritanishme të fuqishme të Francës për aspiratat tona për anëtarësim në BE, duke theksuar domosdoshmërinë për përshpejtimin e procesit tonë eurointegrues, që është në drejtim të konsolidimit të stabilitetit ekonomik, politik dhe të sigurisë të vendit, por edhe të rajonit”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More