Nikollovski – Miler: SHBA-ja mbështetës i fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

nga D V

Shkup, 5 korrik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit tonë, pasi në pjesën e Doganave fokus i fuqishëm në bashkëpunim është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rritja e kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të ardhurave, u theksua në takimin e drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski me shefin për çështje ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Rajan Miler.

Në takim, siç ka informuar sot Drejtoria doganore, të dyja palët kanë biseduar për përparësitë e Planit të Punës me Thesarin e SHBA-së, ku ekspertë nga të dyja institucionet janë duke punuar në zhvillimin e masave që do të kontribuojnë në mbledhjen e më shumë të ardhurave në Buxhet dhe duke shkatërruar ekonominë gri dhe korrupsionin.

Njëkohësisht u bisedua dhe për projektin për kamerat trupore të doganierëve, si dhe për stërvitjet e vazhdueshme të shërbimeve doganiere në kuadër të Prgramit për kontroll të sigurisë kufitare në Ambasadën e SHBA-së.

Nga ana e drejtorit u shpreh mirënjohja e tij e madhe për SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Drejtorisë doganore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More