Mucunski: Deri më tani në mjekim jashtë vendit janë dërguar 51 pacientë nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, do të shkojnë edhe njëzet pacientë

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka njoftuar se 51 persona nga të lënduar në zjarrin në Koçan janë dërguar për trajtim jashtë vendit, përmes shtabit të krizës, i cili ka koordinuar procesin gjatë 24 orëve të fundit. Njëzet të tjerë do të transportohen në spitalet në Austri, Slloveni, Kroaci, Norvegji dhe Hungari.

Ai theksoi se në atë kontekst, gjatë ditës së djeshme, personalisht ka pasur biseda telefonike me ministrat e punëve të jashtme të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Turqisë, Malit të Zi, Holandës, Kosovës, Maltës, Hungarisë, Izraelit, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Sllovenisë, si dhe me Riçard Grenell në emër të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp. Gjithashtu, kryeministri Hristijan Mickoski bisedoi në telefon me liderët rajonalë dhe botërorë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, kryeministrat e Kroacisë, Bullgarisë, Belgjikës, Serbisë.

Ai paralajmëroi se sot gjashtë pacientë do të dërgohen në Austri, katër në Slloveni, katër në Kroaci dhe katër pacientë të tjerë në Norvegji dhe Hungari. Një ekip mjekësor nga Çekia tashmë ka mbërritur në vend për të ofruar ndihmë mjekësore dhe në çdo moment pritet të arrijë një ekip mjekësor nga Izraeli dhe Beogradi.

Në çdo vend ku dërgohen pacientët, shtoi Mucunski, ekziston një person kontaktues i caktuar në MPJTJ, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë për prindërit dhe pacientët për çdo ndihmë apo mbështetje, ndlërsa lista e kontakteve publikohet publikisht në ueb faqen e Ministrisë.

Ai paralajmëroi se do të propozojë që Fondi për Sigurim Shëndetësor të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për familjarët e pacientëve maqedonas që trajtohen jashtë vendit.

Ministri Mucunski theksoi se nga ana jonë është aktivizuar edhe mekanizmi për mbrojtjen civile të BE-së, i cili paraqet një sistem për koordinimin e ndihmës ndërmjet të gjitha vendeve-anëtare të BE-së dhe vendeve tjera nga të cilat pritet ndihmë shtesë në ditët në vijim.

Duke nënvizuar përkushtimin dhe sakrificën e stafit mjekësor në vend, ai shprehu edhe mirënjohjen për numrin e madh të mesazheve për ngushëllime dhe ndihmës së ofruar nga një numër i madh vendesh dhe burrështetas nga e gjithë bota.

Në zjarrin e ndodhur në diskotekën “Puls” në Koçan, kanë humbur jetën 59 të rinj, ndërsa mbi 150 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More